Kaloni te përmbajtja kryesore

Beqiri i bindur se i kanë votat për demarkacionin

Ismet Beqiri është i bindur se demarkacioni me Malin e Zi, do të kalojë dhe se deputetët e LDK-ë  do ta votojnë të gjithë

Të hënën marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi do të shkojë në Kuvend, ku gjatë asaj jave pritet të dal në seancë për ratifikim. Mirëpo, kundërshtimet e shumta nga opozita dhe një numri të deputetëve të partive në koalicionin qeverisës ka bërë që të vihet në dyshim nëse do të kalojë apo jo demarkacioni.

Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri është i bindur se demarkacioni me Malin e Zi, do të kalojë dhe se deputetët e kësaj partie do ta votojnë të gjithë. Ai thotë se dërgimi i demarkacionit në Kuvend është obligim ligjor, derisa nuk ka mundur të thotë nëse procedimi është në konsultim edhe me partnerin e koalicionit, meqë sipas tij, këtu nuk ka pasur çfarë të konsultohet.

Sipas tij, tash është vlerësuar momenti për ta proceduar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, porse kjo nuk ka të bëjë asgjë me mocionin e opozitës.

Ai ka mohuar se procedimi i mocionit nga opozita në Kuvend, ka shtyrë qeverinë që ta procedojë të hënën demarkacionin.

Shefi i deputetëve të LDK-së, mohon se numri i deputetëve të kësaj partie kundër demarkacionit është i madh aq sa është raportuar. Madje, sipas tij, janë dy apo tre që kanë hezitime me të mëdha.

Beqiri nuk ka dashur të komentoi deklaratat e disa zyrtarëve të PDK-së se do të votojnë kundër demarkacionit, por edhe pro mocionit të opozitës për rrëzimin e qeverisë, duke thënë se ata kanë marrëveshje me një subjekt politik dhe nuk e rëndësishme çka thonë deputetë individualisht.

Ai ka ripërsëritur edhe marrëveshjen e koalicionit që kanë me PDK-në, duke kujtuar pikën e kësaj marrëveshje e cila thotë se asnjëra parti nuk duhet të mbështet mocione të tilla për rrëzimin e Qeverisë.

Marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi do të procedohet të hënën në Kuvend. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas një bisede që ka pasur me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Bryan Yee./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button