Gjendet një trup i pajetë
Rreth orës 09.25 është konstatuar trupi i pajetë në pjesën veriore të ishullit, rreth 5-6 metra larg nga bregu i detit
Roja bregdetare e marinës shqiptare ka gjetur të shtunën një trup të pajetë në afërsi të ishullit të Sazanit.
Informacionet paraprake të Rojës Bregdetare të Marinës thonë se rreth orës 09.25 është konstatuar trupi i pajetë në pjesën veriore të ishullit, rreth 5-6 metra larg nga bregu i detit.
Shërbimet përkatëse janë nisur për të nxjerrë trupin nga uji dhe për të bërë identifikimin e tij.