Vritet kryetari i Komunës së Bogovinës
Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë pasi që sot është qëlluar me armë zjarri
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë pasi që sot është qëlluar me armë zjarri, Ai është dërguar në spitalin klinik të Tetovës rreth orës 10 e 45 minuta, por nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, konfirmuan Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas rezultateve fillestare, ekipe të policisë dhe prokurori publik organizohen që të kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Tash për tash nuk informacione për kryerësin e mundshëm, shkaqet dhe gjithçka që ka lidhje me këtë rast./21Media