Burri e vret gruan me armë zjarri
E vret edhe gruan e dytë!
Sot në mëngjes B.Gj 83 vjeçar e ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij L.Gj 45 vjeçare. Kjo ngjarje ka ndodhur sot në Shkodër.
Sipas mediave të rajonit ngjarja ka ndodhur pas një konfilkti mes tyre.
Sipas tyre kjo është bashkëshortja e dytë i merr jetën. Ai para 17 vitesh ka vrarë edhe gruan e parë.
Pas kryerjes së dënimit për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish me gruan që e vrau sot.
Viktima ka vdekur në vend pasi u qëllua me çifte ndërsa policia ka arrestuar autorin.