Kosova në OKB më 16 maj

Do të shqyrtohet periudha tre mujore e zhvillimeve të Kosovës

Raporti peiodik për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB do të paraqitet më 16 maj.

Siç bëhet e ditur nga press zyra e RTV 21 në organizatën e Kombeve të Bashkuara, raporti i radhës do të shqyrtojë periudhën 3 mujore të zhvillimeve në Kosovë, me ç’rast do të raportojë shefi i zyres se UNMIK-ut Zahir Tanin.

Ende nuk është publikuar se në çfar niveli do të përfaqësohet Kosova në këtë seancë. Megjithatë, pritet që ambasadorja e Kosovës në Ushington,Vlora Çitaku të përfaqsojë Kosovën gjatë mbledhjes të Këshillit të Sigurimit të OKB./21Media

Back to top button