Kaloni te përmbajtja kryesore

Pakujdesia e shoferit i bën pesë vetë për spital

Njëri prej pasagjerëve është në gjendje të rëndë

Dje në mëngjes në fshatin Fushticë të Drenasit është raportuar për një aksident trafiku.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar , derisa ishte duke drejtuar automjetin Renault, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VW Golf, që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjer tre femra dhe një mashkull K-Shqiptar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button