Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

Autostrada Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”. Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.

Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 € dhe do të përfundojë brenda 16 muajsh, ndërsa punëkryes janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë, thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria e Infrastrukturës.

“Ky është edhe një hap më tepër i Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, me në krye ministrin Lekaj, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane”, thuhet në fund të njoftimit./21Media

Back to top button