Është arrestuar redaktori i një gazete turke
Nën akuzat për lidhshmëri me terrorizmin
Redaktori i edicionit të internetit të gazetës turke “Cumhuriet”, Oguz Guven dje zyrtarisht është arrestuar, pasi që javën e kaluar ishte mbajtur në paraburgim.
Javën e kaluar është raportuar se Guven është mbajtur në paraburgim për shkak të raportimit lidhur me vdekjen e prokurorit publik, i cili humbi jetën në fatkeqësi automobilistike.
Gjuven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së “Cumhuriet”, të cilët përfunduan prapa grilave nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin.
Kjo gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Can Dundar jeton në ekzil në Evropë.
Në burgjet turke ndodhen 145 gazetarë, mes të cilëve edhe korrespondenti gjerman, Denis Juçel.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?