Shtyhet seanca për dhunën në Kuvend
Arsyeja e anulimit të seancës, është mungesa e njërit nga të akuzuarit
Në gjykatën Penale të Shkupit sot u shty seanca e parë për të akuzuarve për dhunën në Kuvend. Gjykimi u shty për më 23 maj.
Arsyeja e anulimit të seancës, është mungesa e njërit nga të akuzuarit, i cili nuk është sjellë nga burgimi shtëpiak.
Deri tani janë nëntë persona të cilët janë identifikuar si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prilli ku u sulmuan deputetët, ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe pengesë të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare./21Media