Mjeti del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Aksident në Durrës
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës ku një makinë ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës. Ka qenë një banor i zonës, që ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Mësohet se mjeti drejtohej nga një i ri që i ka shpëtuar aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./oranews