Hamza: Buxheti për vitin 2019 do të jetë 2,3 miliard euro

Abdixhiku: Kategoria sociale tejkalon atë të zhvillimit ekonomik.-Kurti: Ky buxhet do ta gërryejë fondin e privatizimit.-Sejdiu: 20% e buxhetit shkon vetëm për një ministri

Ndërkohë në Kuvend ka vazhduar debati për buxhetin. Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro. Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke arsyetuar projekt buxhetin para deputetëve ka thënë ai adreson programet e Qeverisë për qytetarët. Opozita ka pasur vërejtje për mënyrën e ndarjes së buxhetit në sektorë, ndërsa pozita e ka përkrahur  fuqishëm./21Media

 

 

Back to top button