Mbahet punëtoria dyditore me të rinj nga Kosova dhe Shqipëria
Gjatë kësaj punëtorie do të shqyrtohen disa tema
Në bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, sot në Prishtinë fillon punëtoria dy ditore me të rinj.
Temat që do të shqyrtohen në punëtori janë “Ndikimi i mediave sociale tek të rinjtë në përhapjen e urrejtjes” dhe “Roli i medieve sociale në proceset integruese”.