Arrestohen pesë persona për fajde
Dy të tjerë janë në kërkim
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal
Operacioni policor është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshëm ku janë kontrolluar lokale e shtëpi të të dyshuarve, ku janë konfiskuar 16 mijë euro, 5 vetura, llaptop, kallashnikov, revole dhe mjete të tjera me të cilat dyshohet se janë kryer veprat.
“Janë sekuestruar edhe dokumente të tjera. Të dyshuarit janë në mbajtje sipas procedurave të rregullta. Policia e Kosovës po vazhdon me hetime”, ka deklaruar nënkolonel Rexhep Fetahu në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë, sipas procedurave të rregullta.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se hetimi është duke e zhvilluar për veprat penale “fajdeja”, “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.