Ja çfarë thuhet në letrën e Trump dërguar Vuçiqit

Trump i ka shkruar letër edhe Vuçiqit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar ditë më parë letër edhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë letër Trump i shkruan Vuçiq për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se se arritja e një marrëveshjeje midis dy vendeve do të ishte historike për rajonin.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë udhëheqjen tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Duke pasur parasysh faktin që ju jeni duke hyrë në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e gjatë të dëshiruar në rajon, unë ju inkurajoj që të përfitoni nga ky moment dhe të përdorni udhëheqjen politike në marrjen e vendimeve që do të plotësojnë interesat e të dy vendeve. Do të ishte një keqardhje e madhe të humbasim këtë mundësi unike për paqen, sigurinë dhe rritjen ekonomike.
Marrëdhëniet paqësore dhe produktive midis Serbisë dhe Kosovës do të ishin një moment historik për rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë. Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është afër. Ju pres ju dhe presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar atë që do të ishte një marrëveshje historike”, ka shkruar Trump.”, përfundon letra e Trump.

Presidenti SHBA i ka shkruar letër edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit . Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë./21Media

Back to top button