Çka ndodh nëse dy kompani konkurruese për tender merren vesh për çmimet?

Sot në emisionin “Click” në RTV 21 u diskutua për praktikat e prokurimit

Procesi i prokurimit në Kosovë mbetet një prej problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet administrata publike dhe një prej çështjeve nga të cilat Kosova merr vërejtje edhe në raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Në “Click” po ashtu u diskutua edhe mënyra e dhënies së tenderëve. Sami Uka nga KRPP u pyet sa çka ndodh në rast se kurdiset ndonjë tender nga dy kompani të cilat vendosin të konkurrojnë me çmime të përafërta.

Sipas Ukës është e vështirë që të vërtetohet nëse tenderi është i kurdisur. “Por kjo prapë se prapë nuk e privon nga e drejta sepse është çështje e sistemit edhe e autorizimeve që ka autoriteti kontraktues që edhe në raste të tilla duke pasur parasysh informacionet tjera …autoritetet kontraktuese fillimisht do të duhej të bëjnë një hulumtim, ligji thotë kështu rregullat thonë se ata duket të bëjnë një hulumtim të tregut dhe hulumtimi i tregut nxjerr një çmim çfarë është në treg aktualisht një produkt. Dhe nëse ofertat janë shumë më të ulta se sa ky çmimi i analizave tregut që është bërë fillimisht atëherë munden me ardhë edhe në përfundime të tilla që këto çmime janë vërtetë të ulëta”, tha Uka./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button