Qeveria aprovoi projektligjin për dialog me Serbinë
Projektligji për ekipin negociator me Serbinë u aprovua
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot ministrat e tij në kabinet, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Me këtë rast Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme votoi projektligjin për dialogun me Sebinë. Kjo pikë u votua nga të gjithë ministrat pa asnjë votë kundër dhe abstenim. Pas këtij votimi ky projektligj dërgohet në Kuvendin e Kosovës, shkruan rtv21.tv.
Kjo pikë e rendit të ditës ishte një nga pesë kushtet e PSD-së për votimine buxhetit 2019. “Ligji për dialogun të miratohet në qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë”, ishte kërkesa e PSD-së./21Media