Krishtlindjet bëhen zyrtarisht festë kombëtare në Irak
Është aprovuar ligji për të shënuar këtë ditë si festë zyrtare
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Qeveria irakiane, kabineti irakian e ka aprovuar ligjin për të shënuar 25 dhjetorin si Ditë Zyrtare të Krishtlindjeve, pra ditë që shënon lindjen e Jezus Krishtit. Ky amandament mundëson që kjo festë zyrtare të festohet nga të gjithë irakianët, dhe jo vetëm nga komuniteti i krishterë qysh ka qenë me dekada të tëra.
“Urime Krishtlindjet për qytetarët e krishterë, të gjithë irakianët dhe të gjithë ata që po festojnë rreth botës”, bëhet e ditur në postimin e qeverisë irakiane në Twitter.
The @IraqiGovt announces Christmas Day to be an official holiday across Iraq. Happy Christmas to our Christian citizens, all Iraqis and to all who are celebrating around the world.
— Government of Iraq – الحكومة العراقية (@IraqiGovt) December 24, 2018
Para invazionit amerikan në Irak në vitin 2003, numri i të krishterëve në vend ka qenë rreth 1.4 milion. Mirëpo, me kalimin e viteve nga ikjet dhe sulmet që përjetuan, numri i tyre është zbehur në 300 mijë./21Media