Kaloni te përmbajtja kryesore

Mustafa përkujton Tahir Zemajn në 16 vjetorin e vrasjes

Tahiri ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Kolonel Tahir Zemajn, në 16 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot përkujtojmë me respekt të veçantë jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës, Tahir Zemaj, ushtarak me profesion, luftëtar e udhëheqës i dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, i cili u shua në kohë paqeje. Tahiri, që gëzonte të gjitha cilësitë njerëzore, kombëtare e profesionale që i duhen një ushtaraku të shquar, u dekorua me ‘Medaljen e Artë të Nënës Terezë’ nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ‘Heroi i Kosovës’ nga Presidenti Sejdiu dhe ‘Nderi i Kombit’ nga Presidenti Nishani. Tahiri ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Qeveria që vepronte në emigrim, me miratimin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova i cili qe shprehur ‘Kolonel Zemaj ishte një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetë rore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet. Njerëz të tillë i duhen Kosovës edhe në kohë të paqes’, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e LDK-së për informim.

Tutje përmendet se Zemaj bashkëpunoi ngushtë me Ahmet Krasniqin, Ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe bashkërenditi aktivitetet ushtarake së bashku me Sali Çekajn.

“Sot përkujtomë veprat dhe fitoret ushtarake më të dalluara të Tahirit si ajo e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit dhe shpëtimit banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit në 1999”, thuhet aty.

Tahir Zemaj ishte vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button