Nën kërcënimin e armëve grabiten para dhe cigare në Podujevë
Nuk raportohet për të lënduar
Dy burra kanë raportuar se dje në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë derisa ishin duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës u kanë grabitur një shumë parash prej 260€ dhe pesë pako me cigare.
Siç bën të ditur policia, personat e maskuar duke u larguar kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në gëzhojë”, bën të ditur policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?