Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

Kreyministri theksoi se tanimë janë në fazën e realizimit të kërkesave bazë

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore”, u shpreh sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas rinisjes së protestës së studentëve dhe pamjeve të publikuara ku disa studentë gozhduan dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

Ai theksoi se tanimë janë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shprehet Rama.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button