Digjet një shtëpi në Mitrovicë

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar se i kanë vënë zjarrin një shtëpie të pabanuar në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të lënduar nuk ka.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button