Kaloni te përmbajtja kryesore

Përmbytet anija, gjashtë të vdekur

Ende nuk dihen shkaqet e përmbytjes

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije u përmbys në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke.

“Shtatë prej 13 personave në bord u shpëtuan”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, AA.

Sipas saj, skuadrat e shpëtimit përdorën dy anije, katër helikopterë dhe një aeroplan.

Anija tregtare që udhëtonte nën flamurin panamez u mbyt për arsye ende të panjohura në orën 08:00, 130 kilometra larg brigjeve të krahinës së Samsunit.

Sipas shtypit nëntë nga personat në bord janë nga Ukraina, dy janë azerë dhe dy janë rusë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button