Kaloni te përmbajtja kryesore

Filloi intervistimi i Lushtakut në Hagë

Lushtaku nuk u deklarua për media

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku po intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Lushtaku hyri pak para orës 10:00 në selinë e prokurorisë së bashku me avokatin e tij, Arianit Kocin, por asnjëri nuk u deklaruan për media.

Dje ka përfunduar intervistimi i ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës, i cili ishte intervistuar dy ditë radhazi.

Gjithsej, 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button