Shesin mishin e prishur, arrestohen tre të dyshuar
Inspektori i veterinës ka konstatuar se mishi është i dëmshëm
Në Pejë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi që te të njëjtit është gjetur mish i dyshimtë për konsum.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, inspektori i veterinës ka konstatuar se mishi është i dëmshëm për konsum dhe e ka agjësuar atë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia./21Media