Putin sot viziton Beogradin
Putin pas katër vjetësh, prapë në Serbi
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare një ditore në Serbi, ku do të pritet nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Sipas programit të vizitës së kreut të shtetit rus, Putini do të pritet në aeroportin “Nikola Tesla”, pas të cilit do të mbahet ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Liberatorëve të Beogradit dhe monumentit të Crvenoarmejac.
Agjenda e Putinit në Beograd:
12:45 – Ceremonia në Pallatin e Serbisë
13:05 – Takim me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq
14:05 – Takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Federatës Ruse
15:00 – Shkëmbimi i dokumenteve dypalëshe të nënshkruara në praninë e dy presidentëve
15:20 – Deklarata për mediat e dy presidentëve
18.15-18.45 Turneu i Tempullit të Shën Savës.
Vizita e fundit e presidentit rus, Vladimir Putinit në Serbi ka qenë para 4 vjetësh.
Është raportuar në medie se presidenti i Serbisë, Alksandar Vuçiq do t’i dhurojë një qen Sharri presidentit të Rusisë, Vladimir Puntin. Ky veprim ngjalli reagime të shumta në Kosovë, pasi që Presidenti Ibrahim Rugova, Qenin e Sharrit e quante Qeni Mollos Ilir.
Ndërkohë, eksperti i sigurisë, Agim Musliu mbrëmë në RTV21 në emisionin “Click”, sqaroi se domethënia e pritjes se Putinit në Serbi politikisht është një lloj paniku. Musliu tha se, me vizitën e Putinit në Beograd, Vuçiq po luan poker me NATO-n dhe Perëndimin./21Media