Gjakovari e bëri gruan për spital
Viktima ka pranuar tretman mjekësor
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në polici.
Një grua ka raportuar se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Gjakovë.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media