Bien nga skela, lëndohen dy punëtorë

Viktimat janë dërguar në spital

Dy persona janë lënduar pasi që kanë rënë nga skela gjersa ishin duke punuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në orën 15:15 në fshatin Mirash të Ferizajt.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afaristë në ndërtim e sipër kanë rrëshqit dhe janë rrëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore, inspektori i punës. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./21Media

Back to top button