Maqedonia njeh patentë shoferët e Kosovës

“Është një akt ndërkombëtar që dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve”

Sot është nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është shprehur se arritja e kësaj marrëveshjeje është mundësi e mirë për të dy shtetet, pasi rritet besueshmëria për dokumentacionet përkatëse dhe u ofrohet qytetarëve komoditet më i madh.

“Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha, ky është një avancim më i mirë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme nga Maqedonia, Oliver Spasovskiu ka thënë se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve.

“Ky proces ka filluar shumë kohë përpara dhe do të vazhdojë me kapitull të ri. Është një akt ndërkombëtar që dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve. Gjatë realizimit të kësaj të drejte besojmë që ky hap do të përmirësoj bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, ka thënë Spasovskiu.

Ai po ashtu ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe në disa sfera tjera të sigurisë.

Ndërsa, për sigurinë ndërkufitare ndërmjet dy shteteve, ministri i  Maqedonisë ka thënë se siguria është stabile.

Sipas tij, duhet të jenë me shumë aktiv që të shkëmbejnë informata për të parandaluar krimin e organizuar.

Ndërsa letënjoftimet e Kosovës, Maqedonia ka njohur që nga prilli të vitit 2016. Kjo mundësoi kalimin e kufirit Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime/21Media

Back to top button