Digjet një objekt afarist në Drenas
Përveç dëmeve nuk ka të lënduar
Një objekt afarist për përpunimin e drurit që ndodhej në parkun e biznesit në fshatin Koreticë e Epërme të Drenasit, mbrëmë u kaplua nga zjarri.
Sipas viktimës si pasojë e zjarrit në makineri të punës dhe objekt janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media