Mesazhi lamtumirës që gruaja ia dedikoi Arian Dacit

“… ishin plot 20 vite, u rritem bashkë…”

Një javë pas vdekjes së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili vdiq nga rënia e një orteku në Brezovicë, bashkëshortja e tij, Merita ka publikuar një shkrim emocionues për të.

Merita përmes një fotografie të publikuar, në të cilën shihet Ariani i buzëqeshur ka kujtuar kohët e kaluara me të dhe gjithashtu ia ka dhënë lamtumirën atij.

ARI IM 💔 Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty. Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit. Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.

Por në të gjitha keto vite pjesë e rëndesishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërheqi deri në përjetësi. Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh.

Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”  Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time. Lamtumirë dashuria e jetës. Të dua ❤”, ka shkruar Merita në mbishkrimin e një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

 

View this post on Instagram

 

ARI IM 💔 Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty. Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit. Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt. Por në të gjitha keto vite pjesë e rëndesishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërheqi deri në përjetësi. Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh. Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes” Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time. Lamtumirë dashuria e jetës. Të dua ❤

A post shared by Merita Daci (@meritamd) on

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën më 26 janar në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore. Daci pas vetës la gruan dhe dy fëmijë./21Media

Back to top button