Mbyten 4 persona në liqenin e Shkodrës

Lajmin e ka konfirmuar për “Vijesti”, Radojica Rashoviq, një tjetër person që ishte në të njëjtën varkë me viktimat

Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, si dhe një djalë, i cili u përpoq t’i shpëtonte ata. Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin “Vranjina”. Të tjerët arritën të dilnin në breg, duke shpëtuar rrjedhimisht.

Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviç konfirmoi për “Vijesti” se, një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për personat e tjerë.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Back to top button