Është gjetur avioni me të cilin ishte zhdukur Sala

Emiliano Sala dhe piloti i avionit ishin zhdukur me 22 janar

Sala ishte në një avion të llojit Piper Malibu duke fluturuar nga Nantes për në Uells, ku po kompletonte transferimin e tij 15 milionë funtesh tek Cardiff City.

Avioni u gjet pas një kërkimi të thellë në zonën e zhdukjes, me varka të shumta, shkruan rtv21.tv.

Ende nuk ka ndonjë informacion se a është gjetur Sala apo piloti i cili ishte me të, priten informacione të reja nga ekipet e shpëtimit./21Media

Back to top button