Mustafa: Ju siguroj që brenda agjencive nuk do të ketë vend për abuzues
Ministri e cilëson se rasti i abuzimit ka sjellë dhembje dhe trishtim
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka reaguar rreth rastit të 16 vjeçares që u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj dhe polici.
Mustafa ka thënë që rasti do të hetohet deri në fund dhe ka deklaruar që brenda agjencive që veprojnë nën autoritetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk do të ketë vend për abuzues.
“Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas na sjellë dhembje të thellë dhe trishtim. Organet përgjegjëse do të hetojnë rastin deri në fund. Ju siguroj që brenda agjencive të cilat veprojnë nën autoritetin e MPB-së, nuk do të ketë vend për abuzues.”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.
Për rastin e abuzimit seksual drejt të miturës kanë reaguar edhe krerët e lartë shtetëror.
Dje në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar, kurse mësimdhënësi është pezulluar nga puna./21Media