“PRO Mësimit, JO Përdhunimit”, detaje nga protesta e nesërme

Protestuesit do të nisën nga Gjimnazi i Drenasit deri tek Stacioni policor i këtij qyteti

Dhunimi i një të miture në Drenas fillimisht nga profesori i saj e pastaj nga hetuesi policor ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik.

Shoqëria Civile në Drenas, ka organizuar një protestë me moton “PRO Mësimit, JO Përdhunimit” për të kërkuar drejtësi për rastin. Protesta do të mbahet nesër nga ora 12:00 duke filluar nga

Gjimnazi “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” e deri tek Stacioni i Policisë në Drenas .

“Marshi ka me fillu prej orës 12 nga Gjimnazi (meqë aty e ka gjenezën problemi) deri te Stacioni i Policisë”, ka thënë njëra prej organizatoreve të protestës Rina Shabani për rtv21.tv.

Kërkesa e protestuesve janë:

1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika.
2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm.
3. Largimi i profesorit nga shkolla.
4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës

Ndërkaq 5 pikat që protestuesit i kërkojnë nga Komandanti i Stacionit Policor janë janë:

1. Me vetiniciativë do t’i kërkoj Inspektoriatit të Policisë, të kryej hetim të komplet stacionit policor në Drenas për raste të ngjashme. Varësisht nga gjetjet, do të meren masa.
2. Do të organizoj trajnime për ngritje të vetëdijes së stafit, në lidhje me barazinë gjinore, trajtimin e këtyre rasteve dhe etikës në punë.
3. Nëpërmjet policimit në komunitet, do të organizoj fushata vetëdijësuese për ngritje të bësimit të qytetarëve në polici.
4. Do të bashkëpunoj ngushtë me shoqërinë civile dhe organizatat rinore, për trajtim të shqetësimeve shoqërore.
5. Do të sigurohemi që të implementoj me rigorozitet, Nenin 37, pika 9 të LIGJI Nr. 04/L-076 PËR POLICINË.

Rina Shabani po ashtu ka treguar se po ka interesim të qytetarëve për tu bashkuar në protestë. Protesta ka marrë përkrahje edhe të Rjetit të Grave të Kosovës, që do të organizojë nisjen me autobusë nga Prishtina. Sipas Shabanit përkrahje ka edhe nga partitë politike dhe organizata të tjera.

Lidhur me rastin,  protestë do të mbahet edhe sot në Prishtinë. Iniciativa e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, duke filluar nga ora 12:00 do të protestojë para Policisë së Kosovës, stacioni qendror në Prishtinë.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar për rrjedhshmërinë e ngjarjes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna./21Media

Back to top button