Lladrovci jep detaje lidhur me dhunimin e të miturës nga polici në Drenas

Mësimdhënësi SH. XH ripezullohet nga puna

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për rastin e dhunimit të një të miture në Drenas nga hetuesi i stacionit policor të kësaj komune.

Lladrovci ka bërë të ditur se ky rast lidhet me rastin e mësimdhënësit SH. XH, i cili paraprakisht kishte keqpërdorur seksualisht një të mitur 16 vjeçare. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2016. E mitura kishte kërkuar ndihmë nga hetuesi policor, V.V, i cili dyshohet se nuk e ka kryer punën e tij, por përkundrazi edhe ky ka keqpërdorur seksualisht të miturën.

Lladrovci ka bërë të ditur se me 20 shtator të vitit 2017 nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit (DKA) ishte marrë vendim që të pezullohet nga detyra mësimdhënësi SH. XH.

“Komuna e Drenasit deri në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Themelore i kemi marrë të gjitha vendimet që i kemi vazhdu pezullimin me 50% të pagës. Me të marrë njoftimin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës aktvendimin se pushojnë hetimet, ne kemi marrë edhe njëherë masa dhe i kemi shkru Prokuorisë së Shtetit lidhur me këtë rast sepse edhe atëherë e kemi konsideru se është rast i rëndë.”, ka thënë Lladrovci duke shtuar se aktvendimi i pushimit të hetimit nga Prokruroria e Shtetit e ka detyruar DKA-n e Drenasit që ta kthejë në punë SH. XH. Sipas Lladrovcit hetimet janë ndalur për faktin se e mitrua kishte tërhequr aktakuzën.

Ai tutje ka shtuar sot është marrë vendim që të ripezullohet nga puna mësimdhënësi në fjalë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka inkurajuar sistemin e drejtësisë që të hetohen ky rast, duke besuar që do të zbardhet.

Dje në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga hetuesi policor V. V, i cili po ashtu e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar.

Ndryshe, 194 punonjës të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2018 janë hetuar si të dyshuar për vepra penale nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)./21Media

Back to top button