Thaçi: SHBA përkrahë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi
Thaç dhe Pompeo biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në Facebook, kreu i vendit tonë shkruan se me këtë rast u rikonfirmua mbështetja e plotë e SHBA-së për procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel dhe për arritjen e marrëveshjes finale.
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.