Palgoset një 27-vjeçar në Prishtinë
Viktima është dërguar në QKUK
Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se viktima është një person 27-vjeçar me inicialet D.K.
“Mënjeherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.
Sipas policisë personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkohë hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave të dyshuar./21Media