Sulm i armatosur, pesë persona të vdekur
Disa persona të tjerë mbetën të plagosur
Pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi që një person i armatosur hapi zjarr në një park industrial në shtetin amerikan të Illinois.
Policia ka njoftuar se sulmuesi u vra gjithashtu gjatë një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë. Pesë oficerë u plagosën.
Incidenti ndodhi në një kompani prodhimi në Aurora, në perëndim të Çikagos.
Presidenti amerikan, Donald Trump ngushëlloi familjet e viktimave.
“Ngushëllime të përzemërta për të gjithë viktimat dhe familjet e tyre. Amerika është me ju!”, ishte postimi i Trumpit në llogarinë e tij Twitter.
Policia e identifikoi personin e armatosur si Gary Martin, 45 vjeç, një punonjës në një kompani.
Zyrtarët refuzuan të flasin për motivin, por gazeta Chicago Sun-Times raporton se familja e tij thotë se ai ishte “i stresuar”./21Media