Nesër më ftohtë se sot

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe nesër do të mbajmë mot i ftohtë ku temperaturat mund të zbresin deri në – 9 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK edhe pse do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe diell, rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme të lartcekura./21Media

Back to top button