Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident ndërmjet tri veturave në Ferizaj

Një person i lënduar

Dje rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident trafiku, në fshatin Prelez i Muhaxhirëve në Ferizaj, ku mbeti i lënduar një person.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale në tri automjetet, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të njërit automjet”, thuhet në raportin e policisë.

I lënduari ka marrë tretman mjekësor në Ferizaj e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas policisë, rasti mbetët nën hetime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button