Humb jetën një i ri në vendin e punës

I ndjeri nga komuna e Suharekës, është raportuar se nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e rënda

Një i ri nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pas plagëve të marra në vendin ku edhe punonte.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka marre informatën rreth orës 11:00 se një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me prokurorin e shtetit dhe inspektoratin e punës. Aktualisht janë duke u hetuar rrethanat qe kane sjelle deri te kjo ngjarje. Trupi i viktimës një mashkull rreth 22 vjeç është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi.”/21Media

Back to top button