“Amerikës i duhen shqiptarët, më shumë se serbët!”

“Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin”

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku është shprehur se shtetit amerikan i duhen shqiptarët më shumë se sa serbët.

Maloku së fundmi përmes një shkrimi është shprehur se nëse SHBA e përkrahë idenë e “copëtimit” të Kosovës, atëherë do ta dëmtonte skajshmërisht besimin dhe miqësinë e shqiptarëve.

“Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit, NË RAST se edhe de jure e stimulojnë (politikisht), përkrahin (mediatisht) dhe e faktorizojnë (diplomatikisht) idenë e COPËTIMIT të Kosovës, ATA jo vetëm që do e shfuqizojnë gjeopolitikēn rajonale të balancave që u krijua në vitin 1999, por, definitivisht do e dëmtojnë e kompromitojnë skajshmërisht besimin, miqësinë dhe aleatin më të dëshmuar historikisht në Ballkan- atë shqiptar!”, ka shkruar Maloku.

Sociologu më tutje ka fajësuar kastën politike në vend, që siç është shprehur ai e ka zhgënjyer “miqësinë” perëndimore.

“Për gjithë këtë “skenar hipotetik apolkaliptik”, për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Ballkan, NUK e fajsoj Washingtonin e as Brukselin, por, injorancën, hipokrizinë dhe mendjelehtësinë e KASTĒS POLITIKE KOSOVARE, që “miqësinë” perëndimore e zhgënjeu (shkaku i krimit dhe korrupsionit kulminant); e keqkuptoj (shkaku, se menduan që shtetësinë dhe demokracinë duhet të ua ndërtojnë tjerët); e komprimitoj (shkaku se u vetëkënaq me improvizimin e shtetndërtimit);…”, ka shkruar më tutje sociologu, duke shtuar se nëse ndodhë një gjë e tillë, shqiptarët duhet ta kenë edhe planin B.

“Në fakt, NËSE vërtetë ndodhë ky presedan (e me Donald Trump, po shihet se gjithçka është e mundur) nē politikēn e jashtme amerikane, shqiptarë e shekullit XXI, duhet t’i përshtatēn rrethanave të reja; gjeopolitike e gjeostrategjike, në mënyrë që Projektin e faktorizimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ta kërkojnë gjetiu…Ose, thënë më thjeshtë, duhet ta kenë “në xhep, Planin B””, ka shtuar më tutje Maloku./21Media

Back to top button