Kompania tregon si vdiq 22-vjeçari në vendin e punës

Prokuroria do të fillojë hetimet

Dje një i ri nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, ka vdekur pas plagëve të marra në vendin e punës. Viktima ka punuar në kompaninë Lab Oil (pompë e benzinës), në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

Përmes një komunikate nga kjo kompani kanë treguar si ka ndodhur incidenti që ka përfunduar me fatalitet.

“I ndjeri në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ata thonë se viktima ka vdekur aksidentalisht. Ndërkohë, prokuroria e Prishtinës këtë vdekje e cilëson si të dyshimtë.

Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka konfirmuar për Kallxo.com se së shpejti do të fillojnë hetimet për vdekjen e në vendin e punës të riut nga Mushtishti i Suharekës.

“Ajo po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe prokuroria do të filloj hetimet”, ka konfirmuar Berisha./21Media

Back to top button