Besa – Trepça në Prokurori!

FFK procedon rastin!

Në kampionatin e Kosovës në futboll, një nga ndeshjet më të përfolura të kësaj fundjave ishte takimi ndërmjet Besës dhe Trepçës, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 3 me 1!

Plasmani i skuadrave, cilësia dhe paraqitja e Besës me formacion të përgjysmuar, sidomos pas barazimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Kupë, solli dyshime për kurdisje eventuale!
Shih për këtë Federata e Futbollit e Kosovës, pasi i shqyrtojë të gjitha materialet dhe xhirimet televizive nga kjo ndeshje e ka proceduar lëndën në prokurori!

Ndryshe nga kjo, procedurë hetimesh, mund të hapë edhe UEFA, nepërmjet komisioneve të saja relevante, pasi konsiderohet se kjo ndeshje ishte edhe në çiftet e bastoreve në shtete të ndryshme!
Pa marr parasysh prejudikimet, kjo ndeshje e ka dëmtuar rëndë imazhin e futbollit të Kosovës, në veçanti tani kur ajo është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s dy organizmave të të lartë botëror, të cilat janë të pamëshirshme kur është fjala për trukime të ndeshjeve!
Nëse eventualisht vërtetohet se takimi Besa – Trepça ka qenë e trukuar, dënimet janë tejet të ashpra dhe pos dëbimit nga liga, mund të ketë edhe arrestime të përsonave të involvuar./21Media

Back to top button