Haradinaj ka reaguar pas konstatimeve të FMN-së për ekonominë e Kosovës

FMN: Ekonomia e Kosovës rritet me 4.2% për 2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar dje se pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 4.2% në vitin 2019, nga 4 për qind sa ishte parashikuar në tetor.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se ky konstatim i FMN-së është inkurajues ndonëse ka ende punë për t’u bërë.

Një lajm inkurajues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës. FMN ka konstatuar se parashikimet për ngritje të vërtetë ekonomike të Kosovës janë tejkaluar dhe pritet që ky zhvillim të jetë 4.2%. Për më shumë, politikat e ndërtuara për zhvillim ekonomik parashihen se do të jenë stabile edhe për vitet në vijim. Kosova, përmes këtyre politikave ka ndërtuar kapacitete, ka forcuar sundimin e ligjit, dhe ka bërë mbështetjen e bizneseve për një ekonomi të tregut të lirë. Kemi ende punë për të bërë, por konstatimi pozitiv i FMN-së është inkurajues për vazhdimin e reformave në ekonomi, fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button