Kaloni te përmbajtja kryesore

Me maska e armë, grabitet kazinoja

Grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes

Dy persona të maskuar dhe që besohet se ishin të armatosur, kanë grabitur në orët e natës një kazino në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit jug-lindor. Sipas të dhënave të parë, dyshohet se nga dy autorët, vetëm njëri ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar personalin.

Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet duke i shikuar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button