Pacolli takohet me një delegacion të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Ky takim u mbajt në vazhdën e takimeve rajonale të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka pritur në takim delegacionin e Fondit të Ballkanit Perëndimor të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Vishegradit, Andor F.David.

Në këtë takim me Pacollin pjesë e delegacionit ishin edhe ambasadori i Hungarisë, Lazlo Markuz, Koordinatori i Marrëdhënieve Strategjike të Fondit të Vishegradit, Jiri Sykora, di dhe zëvendësshefi i Misionit nga Ambasada Hungareze, Bela Bozsik.

Pacolli ka kërkuar nga përfaqësuesit e Fondit të Ballkanit Perëndimor që të rritin kontributet financiare të Fondit nga vet shtetet anëtare.

Sipas ministrit me këtë do të shtohej edhe më tepër vizibiliteti i Fondit dhe dobia për përfituesit e projekteve nga Shoqëria Civile të këtyre shteteve.

Nga ana tjetër delegacioni i Fondit të Ballkanit Perendimor ka përkrahur objektivin kryesor të ministrit Pacolli, që është ngritja e kontributeve financiare nga shtetet anëtare.

Ky takim u mbajt në vazhdën e takimeve rajonale të Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku delegacioni ditë më parë ka zhvilluar takime në Beograd dhe Podgoricë, kurse do të zhvillojë takime në Shkup, Tiranë dhe Sarajevë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë ndërkombëtare e krijuar nga qeveritë e Palëve Kontraktuese të BP6: Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Objektivi kryesor i Fondit është të nxisë bashkëpunimin midis pjesëtarëve, te fuqizojë marrëdhëniet dhe kohezionin rajonal, si dhe te nxisë e promovojë integrimin në Bashkimin Evropian.

Back to top button