Policia konfiskon 28 kg drogë, dy të arrestuar

18 pako me substancë narkotike

Policia e Durrësit ka vënë në praga dy personat mbrëmë, teksa tentonin të transportonin 28 kilogramë substancë narkotike – kanabis. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kthesa”.

Ndalimi i shtetasve L. Ll, 32 vjeç, banues në Lalëz, dhe K. Q, 47 vjeç, banues në Perlat, u bë i mundur rreth orës 19:30 të së premtes, në fshatin Kullë, në Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin motorik me drejtues 47-vjeçarin K.Q dhe pasagjer 32-vjeçarin L.Ll, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu edhe mjeti motorik dhe 3 telefona celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Back to top button