Kaloni te përmbajtja kryesore

Vriten 19 civilë gjatë përleshjes me xhihadistët

Janë vrarë pasi nuk ishin në gjendje të recitonin Kuran

Të paktën 19 civilë janë vrarë në përleshjet e vazhdueshme midis forcave të armatosura të Filipineve dhe kryengritësve islamikë në qytetin Marawi, thonë zyrtarët ushtarakë.

Ushtria po përpiqet të rimarrë Marawin, në ishullin Mindanao, vend ky i mbajtur deri më tani nga xhihadistët.

Tetë nga të vdekurit u gjetën në një luginë jashtë qytetit, me duar të lidhura dhe plagë në kokat e tyre nga armët e zjarrit.

Të tetë viktimat besohet të jenë marangozë të cilët ishin pjesë e një konvoji evakuimi të ndaluar nga rebelët të shtunën.

Ata besohet se janë vrarë pasi nuk ishin në gjendje të recitonin ekstrakte nga Kurani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button