Gabriel: Trump dobësoi Perëndimin
Gabriel ka thënë se politika e Trumpit po dëmton interesat e BE-së
Aksionet e presidentit amerikan Donald Trump kanë dobësuar Perëndimin, deklaroi të hënën shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel. Ai ka theksuar se “politika afatshkurtër” e Trump dëmton interesat e BE-së.
“Secili që përshpejton ndryshimet klimatike duke dobësuar mbrojtjen e mjedisit, kush shet më shumë armë në zonat e konfliktit dhe kush nuk dëshiron zgjidhje politike për konfliktet fetare kërcënon paqen në Evropë”, ka thënë Gabriel, transmeton AFP.